Frika e luftës! Zbulohet plani i bunkerëve luksozë të miliarderëve

17 Prill 2025 | 09:55

Kompania amerikane SAFE ka prezantuar planet për ndërtimin e një kështjelle luksoze në Virxhinia, jo shumë larg nga Uashingtoni, ku një bunker nëntokësor do të kushtojë mbi 300 milionë dollarë dhe do të strehojë 625 nga njerëzit më të pasur të botës.

Bunkeri, i quajtur “Aerie”, u ofron klientëve një shans për të mbijetuar në rast se një katastrofë ndodh mbi tokë, megjithëse çdo person duhet të shpenzojë rreth 20 milionë dollarë për të siguruar një vend në të. Pavarësisht afërsisë me Shtëpinë e Bardhë, ideatorët e projektit këmbëngulin se vendndodhja është një rastësi dhe nuk ka lidhje me tensionet globale apo frikën nga një Luftë e Tretë Botërore.

“Aerie” është vetëm një nga një seri bunkerësh të ngjashëm të ndërtuar nga miliarderët gjatë viteve të fundit. Emra të njohur si Kim Kardashian, Mark Zuckerberg dhe Tom Cruise kanë ndërtuar tashmë strehimet e tyre ose kanë aplikuar për të pasur akses në një nga këto vende të sigurta dhe luksoze. Klientët që janë të gatshëm të paguajnë çmimin marramendës do të kenë jo vetëm të drejtën për të hyrë në këtë bunker në rast se “bota merr fund”, por gjithashtu do të mund të strehohen aty sa herë që ndihen të kërcënuar.

 

Bunkeri “Aerie” do të ofrojë një paketë të pashembullt lehtësirash, përfshirë kujdes shëndetësor të mbështetur nga inteligjenca artificiale, programe të shumta mirëqenieje dhe përzierjen perfekte mes sigurisë dhe luksit. Vendstrehimi do të përfshijë gjithashtu restorante luksoze, një pishinë të brendshme, dhoma terapie dhe ambiente të relaksimit.

Kompania që qëndron pas këtij projekti është SAFE, e bazuar në Virxhinia dhe e specializuar në ndërtimin e pronave të sigurta. Sipas drejtoreshës për përgatitjen mjekësore të kompanisë, kjo “rezidencë antiplumb” do të theksojë privatësinë dhe sigurinë, duke i ofruar anëtarëve të saj mundësinë për të vazhduar jetën dhe biznesin pa ndërprerje, edhe kur jashtë ndodhin kriza të rënda.

Objekti do të përfshijë edhe Qendra të trajtimit të sëmundjeve, ku klientët do të marrin trajtime që shpëtojnë jetë, të realizuara me teknologji të avancuar dhe inteligjencë artificiale. Edhe pse ndërtohen nën tokë, këtyre njerëzve nuk do t’u mungojnë pamjet, falë mureve dhe tavaneve interaktive, ata do të mund të imagjinojnë se ndodhen kudo që dëshirojnë.

Drejtuesit e kompanisë janë ende duke diskutuar se kujt do t’i ofrohet akomodimi në këtë strehë ekskluzive. Përzgjedhja pritet të jetë e kujdesshme dhe e rezervuar vetëm për ata që plotësojnë standarde të larta sigurie dhe ndikimi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve

Presidenti amerikan, Donald Trump tha të mërkurën se agjentët federalë të emigracionit, ICE nuk do t’i japin fund ndalimeve dhe kontrolleve të automjeteve, një ditë...
14:16 | 15/07/2026

Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë

Ministria palestineze e Shëndetësisë njoftoi se 12 trupa janë dërguar në spitalet në Gaza dhe një person i plagosur ka vdekur gjatë periudhës së fundit...
13:56 | 15/07/2026

U arrestua pak ditë më parë nën akuzën për shpifje, Maroku liron gazetarin Ali Lmrabet

Një prokuror maroken tha të mërkurën se kishte urdhëruar lirimin e gazetarit dhe komentatorit politik Ali Lmrabet, pasi e mori në pyetje lidhur me akuzat...
13:37 | 15/07/2026