Frika e valës së dytë, Pekini ndërmerr testime masive. Situata shqetësuese në Indi dhe Brazil

19 Qershor 2020 | 05:27

Kina po përpiqet të kontrolloje frikën se vendi mund të përfshihet nga një vale e dytë e pandemisë. Vala e dytë e COVID-19 në Pekin sipas zyrtarëve është nën monitorim.

Autoritetet shëndetësore thonë se është e pashmangshme të kemi një tjetër shpërthim të virusit. Një javë më parë, 158 raste të reja u konfirmuan në një treg në kryeqytet.

“Gjëja e parë që dua të sqaroj është se epidemia në Pekin është nën kontroll.  Qyteti iu përgjigj shpejt dhe virusi u zbulua herët.  Në kohën e duhur ne përcaktuam burimin dhe morëm masa, ndërpremë transmetimin e mëtejshëm dhe kontrolluam epideminë”, thotë Wu Zunyou, ekspert i epidemiologjisë, Qendra Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve

Pekini nuk është vendosur në izolim, por autoritetet u kërkuan qytetarëve të mos udhëtojnë , por të lëvizin vetëm për nevojat bazë. Një tjetër hap që po ndërmerret është testimi masiv. Më shumë se 350.000 njerëz kontrollohen në 5 ditë.

Sa i përket situatës në botë, India është kthyer tashmë në qendrën e pandemisë. Qeveria ndërmori një kthesë prapa sa i përket bllokimit të vendit ndërsa numri I të infektuarve vijon të rritet. Deri më tani janë regjistruar më shumë se 10 mijë raste të reja të të infektuarve, shifra  të ngjashme sikundër Brazili dhe SHBA e cila vijon të jetë vendi më I prekur në botë..

Rreth 1 milion të infektuar dhe rreth 50 mijë viktima është ky bilanci i deritanishëm në Brazil. Por presidenti i Brazilit është ende duke u përpjekur të portretizojë se edhe në biznes çdo gjë po shkon normalisht  duke lejuar një lehtësim të masave kufizuese hapjen e qendrave tregtare dhe plazheve në Sao Paulo dhe Rio de Janeiro.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026