Frika nga ndërprerja e gazit rus, gjermanët nisin të blejnë ngrohës elektrikë

3 Gusht 2022 | 20:17

Të shqetësuar për një krizë të mundshme energjetike gjatë muajve të dimrit, qytetarët gjermanë kanë filluar të blejnë ngrohës elektrike për shtëpitë e tyre.

Sipas firmës së hulumtimit të tregut , në Gjermani janë shitur 600,000 ngrohës elektrikë në gjashtë muajt e parë të vitit 2022.

U vu re se shitjet u rritën me 35 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

“Të gjithë duan të blejnë ngrohës elektrikë, por inventari është shitur plotësisht. Ngrohësit e rinj mund të mbërrijnë në shtator, tetor ose nëntor. Asnjë kompani nuk mund të thotë nëse do të dorëzohen apo jo. Sepse tani për tani gjithçka është shitur”, tha një punonjës.

Petra, shprehet e është shqetësuar  pasi qeveria gjermane ka bërë thirrje për uljen e konsumit të energjisë

“Kam frikë për të ardhmen. Nëse nuk kam ngrohje dhe kemi shqetësime shëndetësore, do të na duhet të paktën një banjë e nxehtë. Ndoshta nuk do të bëjmë dush me ujë të nxehtë, nuk e di”, u shpreh ajo.

Për të kursyer energji, qeveria gjermane ka kërkuar që gjatë natës dritat të fiken në ndërtesat e monumentetet qeveritare.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mijëra hungarezë i bashkohen marshimit të parë të Krenarisë në Budapest që nga humbja e Orbanit

Më shumë se 10,000 hungarezë iu bashkuan të shtunën marshimit të parë vjetor të Krenarisë në Budapest që nga humbja zgjedhore e udhëheqësit të krahut...
18:32 | 27/06/2026

Eksperti: Vuçiç për disa javë do japë dorëheqjen si president

Aktivisti Valon Arifi i ftuar këtë të shtunë në emisionin ‘Balkan Talks’ në Euronews Albania ka folur lidhur me mitingun që do të zhvillohet në...
18:20 | 27/06/2026

41.5 gradë Celsius, Gjermania regjistron temperaturën më të lartë të të gjitha kohërave

Gjermania ka regjistruar një rekord të ri temperaturash këtë të shtunë vetëm një ditë pasi regjistroi ditën e saj më të nxehtë ndonjëherë. Shërbimi Meteorologjik...
17:45 | 27/06/2026