Frika nga tërmeti, Lira Gjika këshillon prindërit: Flisni me fëmijët, përdorni humorin
Pediatrja Lira Gjika është shprehur për Euronews Albania se tërmetin e 26 nëntorit fëmijët e kanë përjetuar me më shumë frikë. Sipas Gjikës, kjo për shkak se fëmijët panë prindërit e tyre shumë të frikësuar.
“Fëmijët e kanë përjetuar me më shumë frikë se ne, të rriturit. Fëmija mendon që i rrituri është gjithçka, është perëndia në tokë dhe do ta mbrojë fëmijën nga e keqja. Kur sheh një të rritur konfuz mendon se është fundi. Ka problem se kush do ta mbrojë.
Prindërit në atë kohë ishin shumë të shqetësuar, rrinin rrugëve më shumë. Tërmeti nuk i linte njerëzit të ktheheshin në shtëpitë të tyre. Ajo që i trembi më shumë ishte pasiguria e prindërve që të ktheheshin në shtëpi”, u shpreh ajo.
“Natyrisht gjendja u rëndua akoma më shumë kur erdhi COVID. Fëmijët e pritën më pozitivisht se thoshin të paktën ky të lë në shtëpi. Natyrisht koha e zgjatur prapë,të rritur ishin të shqetësuar, ishin konfuz, nga një frikë nga shtëpia, të dalit nga shtëpia. Pra, dy forma ekstreme për fëmijët”, tha ajo më tej.
Mjekja këshilloi që prindërit në këtë kohë pandemie duhet të flasin gjithmonë me fëmijët e tyre dhe t’u tregojnë të vërtetën.
Ajo theksoi se gjatë rrëfimit prindërit mund të përdorin edhe humorin.
“Prindërit duhet të flasin më fëmijët e tyre. Të flasin me fëmijët, t’u tregojnë të vërtetën, të shmangin padurimin.
Nëse ne punojmë mirë, për shembull, kombinohemi, kujtohemi. Sot që është një vit pas tërmetit, prindërit duhet të tregojnë si u drodh toka. Një gjë që jetohet ngelet si ajo plaga që ngel shenjë por nuk të dhemb më.
Me pak humor kthehet në një eksperiencë të rëndë por të shëndetshme. Një eksperiencë që nuk gjymton. Nëse themi ‘ububu’ tërmeti rrisim sasinë e frikës”, tha ajo.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta