Frikë nga reshjet në fundjavë, kaskada e Drinit në monitorim

18 Janar 2021 | 18:09

Dëbora dhe ngricat që ka pushtuar zonat malore pritet t’ia lënë vendin shiut. Instituti i Meteorologjisë parashikon reshje intensive, në datat 22 deri në 26 janar dhe për banorët e nën-Shkodrës rikthehet frika e përmbytjeve.

Reshjet pritet të shtojnë edhe prurjet e lumit Drinit, për pasojë të rrisin më tej nivelin e ujit në tre hidrocentralet, Fierzë, Koman dhe Vau Dejës. Për t’i paraprirë situatës, Korporata Elektroenergjitike Shqiptare (KESH) njoftoi të dielën se ka marrë masa, duke rritur nivelin e shkarkimeve të kontrolluara në Vau Dejës nga 300 m3/s në 700 m3/s, me qëllimin krijimin e kuotave të lira në rezervën e liqenit. Megjithatë, sipas KESH-it, këto shkarkime nuk kanë ndikim në nivelin e përmbytjeve.

Në monitorimin e fundit, KESH bën të ditur se niveli i liqeneve është 4 deri në 6 metra nën pikën kritike, përkatësisht në 289 m Fierzë, 172 m në Koman dhe 72 m në Vaun e Dejës.

Sipas KESH, shkarkimet do të menaxhohen me kujdes duke ndjekur në dinamikë zhvillimet meteorologjike, ndërkohë që aktualisht, prodhimi i energjisë në të tre HEC-et përmbush totalisht kërkesën për furnizim me energji elektrike për konsumin vendas.

Kujtojmë se reshjet e javës së kaluar shkaktuan përmbytjen e mbi 8000 hektarëve tokë, kryesisht në Shkodër, Lezhë e Durrës.

Lexoni gjithashtu:

KESH dyfishon shkarkimet nga Vau i Dejës pas parashikimeve për reshje fundjavën e ardhshme

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026