Frikë nga rikthimi i pandemisë, në Korenë e Jugut rimbyllen 200 shkolla, Brazili tjetër rekord me të infektuar
Ndërsa Evropa është duke dalë nga izolimi dhe duke raportuar shifra pozitive, pandemia duket se po shkakton sërish frikë në Korenë e Jugut ku janë rimbyllur më shumë se 200 shkolla të cilat i janë kthyer mësimit online.
Ndërkohë, situata vijon të jetë shqetësuese edhe në Brazil ku një ditë më parë u raportua për 26.417 raste të reja me coronavirus.
Edhe Autoritetet e Moskës kanë dyfishuar numrin zyrtar të vdekjeve nga Covid-19 për muajin prill. Drejtori rajonal i OBSH për Evropën, dr. Hans Kluge shprehet se është e pashmangshme një valë e dytë e virusit dhe një skenar i tillë nuk mund të përjashtohet.
Ai shton se është normale që shtetet t’i rikthehen jetës, por duhet të kihen parasysh të dhënat epidemiologjike dhe t’i kushtohet rëndësi tri elementëve; higjienës respiratore, distancës fizike dhe larjes së duarve.
Sipas të dhënave më të fundit nga universiteti ‘John Hopkins’ në nivel global rreth 6 milionë njerëz janë të infektuar me coronavirus, ndërsa mbi 359.000 persona kanë humbur jetën.
Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve