Fshati i kontejnerëve, Gjermania probleme me strehimin e refugjatëve ukrainas
Për shkak të vazhdimit të luftës në Ukrainë, shumë njerëz vazhdojnë të largohen drejt Gjermanisë, sidomos drejt Berlinit, për shkak të afërsisë gjeografike.
Mbi 400 persona aktualisht janë strehuar në këtë fshat kontejnerësh në Tempelhof, aeroporti i papërdorur i kryeqytetit gjerman.
Akomodimi është bërë i vështirë për shkak të rritjes së numrit të refugjatëve, për të cilët është dashur të gjendet një zgjidhje e përkohshme.
“Këtu do të bëhemi me fëmijë. Por do të qëndrojmë. Na pëlqen shumë Berlini dhe kemi pasur shumë oferta pune. Ka një mentalitet pozitiv dhe njerëz të mirë, jo zemërim”, thotë Albina Kirsan, refugjate ukrainase nga Odesa.
“Vajza ime ka nevojë për ndihmë, pasi është bërë shumë nervoze pas luftës. Për mua dhe nënën time është më e lehtë, por për një fëmijë është e vështirë”, shprehet Svetlana Galun, gazetare.
Refugjatët ukrainas që kanë mbërritur në Gjermani që nga nisja e pushtimit rus në muajin shkurt janë rreth 900 mijë. Atyre u ishte premtuar strehim, mbështetje financiare dhe punë, por gjërat nuk kanë rezultuar aq të thjeshta.
LEXONI GJITHASHTU:
Bashkimi Evropian propozon zgjerimin e tregut të karbonit për fluturime
Pas valës vdekjeprurëse të të nxehtit, Franca goditet nga moti i keq! Humbasin jetën 3 persona (VIDEO)
Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 13:39 Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!
- 13:35 Kryeministri hungarez kërkon nga BE-ja rimbursimin e gjobave për emigracionin
- 13:27 Andy Burnham emërohet zyrtarisht udhëheqësi i ri i Partisë Laburiste
- 13:24 Bashkimi Evropian propozon zgjerimin e tregut të karbonit për fluturime
- 13:21 Netflix zbulon shifrën: Rreth 300 produksione kanë përdorur Inteligjencën Artificiale në vitin 2026
- 13:02 “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla