Fshati që mbrojti Vjosën do të kthehet në vend për prodhimin e energjisë fotovoltaike
Kuta, fshati emblematik i njohur për rezistencën kundër ndërtimit të hidrocentralit të Poçemit në lumin Vjosa, mund të bëhet fshati i parë që prodhon energji diellore në Shqipëri. Kjo eshte nisma me e fundit e organizatës ambientaliste “Eco Albania” që propozon alternativa të tjera miqësore me mjedisin të cilat mund të gjenerojnë të ardhura.
Për herë të parë në Shqipëri do të krijohet një fshat solar në Kutë të Mallakastrës. Ky projekt pilot, i prezantuar nga organizata “Eco Albania” synon të përdorë një formë më ekologjike, siç është energjia e prodhuar nga dielli në mënyrë që ky fshat të mund të sigurojë të ardhurat e veta.
Nëpërmjet fushatës “”Solar në Kutë”, aktivistët dhe ambientalistët japin mesazhin se kjo zonë rurale nuk ka nevojë për ndërtimin e hidrocentraleve për të prodhuar energji, por mund ta gjenerojë vetë atë.
Kuta është një nga komunitetet në të cilat kalon lumi i fundit i egër i Evropës, ai i Vjosës, në të cilin planifikohen të ndërtohen disa diga hidrocentralesh përgjatë rrjedhës. Prej disa vitesh banorët i kanë kundërshtuar projektet sepse nuk u konsultuan për ndërtimin e këtyre veprave në Poçem dhe Kalivaç. Gjithashtu, ata ngritën shqetësime mbi impaktin në mjedis dhe në ekonominë e komunitetit. Vjosa zë një vend të veçantë dhe thelbësor në jetën e tyre të përditshme. Tarracat e saj i sigurojnë fshatit tokë pjellore për aktivitete bujqësore, si prodhimi i kulturave bujqësore dhe blegtoria. Gjithashtu, bollëku dhe larmia e peshqve janë thelbësore për jetesën dhe mirëqenien e peshkatarëve vendas.
Aktivistë, ambientalistë si dhe biologë, kanë protestuar kundër shkatërrimit, që sipas tyre, mund t’i bëhet lumit me këto ndërtime. Me anë të një prej peticioneve më të mëdha shkencore për ujërat e ëmbla të të gjitha kohërave, 776 shkencëtarë dhe ekspertë nga e gjithë bota i kanë kërkuar qeverisë shqiptare të ndalojë ndërtimin e digave mbi lumin Vjosë.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta