Fshati Shkozë i bllokuar nga rrëshqitjet e dherave, banori: Kemi pleq të sëmurë! Nuk shkojmë dot në spital

7 Janar 2026 | 12:03

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar rrëshqitje dherash dhe bllokimin e rrugës që lidh fshatin Shkozë me zonat përreth, duke lënë banorët të izoluar.

Përveç rrugës së bllokuar, përmbytjet kanë ndikuar edhe në disa zona të banimit, duke krijuar shqetësim të madh tek banorët.

“Kanë shkarë të gjithë dherat nga lart, dhe ka bllokuar rrugën. Jemi të izoluar. Shiu nuk pushon, sapo filloi tani përsëri.

Jemi me fëmije dhe pleq të sëmure dhe nuk kemi mundësi të shkojmë me makinë në Vlorë për në spital. Bëjmë thirrje të gjithë institucioneve për të sjellë mjetet e nevojshme për të hapur rrugën e fshatit”, tha një banor.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026