Fshehu shkarkimin nga detyra, Gjykata e Posaçme hap çështje për Luan Dacin

25 Shtator 2020 | 09:20

Luan Dacit, gjyqtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit doli sot para Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Gjykata në këtë seancë paraprake, ka pranuar kërkesën e prokurorisë për të kaluar çështjen për gjykim.

Gjyqtari i KPA ishte vetë i pranishëm në sallë, i shoqëruar dhe nga avokati, Jordan Daci, i cili e e konsideroi vendimin të padrejtë. 

Jordan Daci shtoi se, nuk ka prova dhe vendimi është i pabazuar në ligj dhe për këtë arsye kërkoi pushimin e çështjes.

SPAK e akuzon Luan Dacin për falsifikim dokumentesh për shkak se ka fshehur shkarkimin nga detyra në vitin 1997 kur ishte anëtar i Gjykatës së Tiranës.

Sipas prokurorëve, Daci nuk ka deklaruar shkarkimin në momentin kur ka bërë aplikimin për të qenë pjesë e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Ndonëse Daci u shkarkuar nga KPA, Gjykata e Apelit ka shfuqizuar vendimin e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit duke e rikthyer në detyrë. Aktualisht çështja e tij ka shkuar në Gjykatën e Lartë ku është kërkuar rekurs nga ana e Prokurorisë.

Lexoni gjithashtu:

Luan Daci paraqitet në SPAK, merret i pandehur për falsifikim dokumentesh

SPAK përfundon hetimet, Luan Daci i pandehur, pritet t’i komunikohet akuza

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026