FSHF kritikon qeverinë se po ‘driblon’ me durimin e klubeve të futbollit
Federata Shqiptare e Futbollit kritikoi ashpër institucionet shtetërore lidhur me atë që e cilësoi si “dashakeqësi” ndaj futbollit, pasi Ministria e Shëndetësisë i ka kërkuar Klubit të Futbollit të Tiranës të kryejë testet e COVID-19 më 7 qershor.
Kjo kërkesë bazohet në shqetësimet për përhapjen e coronavirus në futboll, pasi një lojtar i skuadrës së Bylisit rezultoi pozitiv me COVID-19 para ndeshjes me Tiranën.
FSHF megjithatë argumenton se skuadra ka rezultuar negative ndaj tamponit, ndaj shprehet se veprimet e institucioneve shtetërore po testojnë durimin e klubeve.
“Ne i konsiderojmë si dashakeqëse dhe i denoncojmë në publik. Ne kërkojmë t’ju rikthejmë njerëzve futbollin, duke zbatuar çdo protokoll, duke ruajtur çdo jetë. Por protestojmë ndaj burokratëve të “paditur”, ose dashakeqësve që kërkojnë t’i lënë shqiptarët pa një kënaqësi të pazëvendësueshme,” thuhet në reagimin e FSHF.
Në njoftimin për media të publikuar në orët e vona të mbrëmjes FSHF sqaron rrethanat e rastit të infektimit me COVID-19 të një lojtari të skuadrës së Bylisit dhe thekson se është zbatuar në mënyrë strikte protokolli kundër COVID-19.
FSHF shtoi se ka përgatitur një protokoll për zhvillimin e ndeshjeve, mbështetur sipas modelit më të përparuar në botë të ekspertëve të Federatës Gjermane të Futbollit, i cili është miratuar nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Komitetit Teknik të Ekspertëve.
Gjithashtu Federata denoncoi një pikë të shkresës së Ministrisë së Shëndetësisë ku thuhej që Bylis duhet të hynte në karantinë përpara kësaj ndeshjeje, pavarësisht se protokolli i zhvillimit të aktiviteteve nuk e parashikon një gjë të tillë.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet