Fshihej në banesën e Ardian Çapjas, arrestohet një person në Elbasan

30 Mars 2021 | 08:37

Vijon operacioni policor i koduar “Krasta 2021”.

Policia e Elbasanit bën me dije se në banesën e Ardian Çapjas është arrestuar Ardi Çekani, i cili qëndronte aty në fshehtësi.

Ky i fundit është  dënuar me 1 vit e 6 muaj për veprën penale “Dhuna në familje”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.

Në momentin e kapjes, Ardi Çekanit iu gjet dhe një sasi e vogël lëndë narkotike, kanabis.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës së 53-vjecarit Çapja, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan edhe 5 radio dhe disa uniforma të ngjashme me ato të Policisë.

Mëngjesin e djeshme, Policia e Elbasanit së bashku me forcat RENEA arrestuan 53-vjeçarin Ardian Çapja, një ndër krerët e bandave kriminale që veprojnë në Elbasan dhe është shpallur në kërkim Florenc Çapjan, 40-vjeç, nipi i tij.

Të dy personat janë të dyshuar si autorë të vrasjes së Gentian e Nezir Beqirit, babë e bir, ngjarje kjo që ndodhi në vitin 2012.

Lexoni gjithashtu:

Nën akuzë për vrasje, arrestohet Ardian Çapja, shpallet në kërkim Florenc Çapja

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026