Fundi i luftës larg horizontit, Zelenski kërkon sisteme të mbrojtjes ajrore

12 Tetor 2022 | 18:15

Përballë përshkallëzimit të luftës në Ukrainë, liderët perëndimorë  po përpiqen të mbajnë një front të bashkuar.

Në takimin e G7 ata paralajmëruan presidentin Putin se nëse vijon me planet për armët bërthamore  do të përballet me pasoja të rënda.

Presidenti Zelensky u kërkoi liderëve më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore si dhe një mision ndërkombëtar monitorimi në kufirin me Bjellorusinë.

Kombet e Bashkuara dhe NATO po ashtu paralajmëruan Moskën se mund të jetë duke kryer një krim lufte me sulmet e saj vdekjeprurëse të vazhdueshme ndaj objektivave civilë.

Që nga e hëna, afërsisht 30% e infrastrukturës energjetike të Ukrainës është goditur nga Rusia.

Në fjalimin e tij të mbrëmjes, Zelensky siguroi qytetarët, shumë prej të cilëve janë kthyer të fshihen në bodrume dhe të strehohen në stacionet e metrosë.

“Aty ku ka pasur shkatërrim, infrastruktura do të rinovohet kudo. Aty ku ka humbje, do të ketë ndërtime. Aty ku kishte ndonjë shpresë të armikut, do të ketë rrënoja ruse”, – u shpreh presidenti Zelensky

Në Shën Petersburg, Vladimir Putin dukej se ishte në humor të mirë teksa mirëpriti kreun e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, madje duke thënë se ishte i hapur për dialog për termocentralin e Zaporizhias.

“Ne jemi shumë të lumtur që ju shohim dhe jemi të gatshëm të diskutojmë të gjitha çështjet me interes të ndërsjellë ose shkak për shqetësim për shembull, në lidhje me situatën rreth termocentralit Zaporizhias”, u shpreh Putin

Por nuk ka asnjë indikacion që bisedimet për t’i dhënë fund luftës janë në horizont apo të paktën të ketë bisedime dypalëshe.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026