Funksionaliteti i ‘Kushtetueses’, Manjani: Prioritet duhet të jenë çështjet e balancës së pushteteve

30 Dhjetor 2020 | 12:49

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani tha se me bërjen funksionale të Gjykatës Kushtetuese prioriteti duhet të jetë në ato çështje që kanë të bëjnë me balancat mes pushteteve.

Duke folur në studion e Euronews Albania, juristi Manjani tha se situata e ndarjes së pushteteve është në gjendje kritike dhe duhet të jetë Gjykata Kushtetuese që duhet të vërë pikat mbi i.

 “Unë besoj se të gjitha çështjet që kanë ardhur si rezultat i prishjes së balancave të pushteteve në këtë vend duhet të jenë çështjet me objektiv prioritar që i takojnë Gjykatës Kushtetuese të vendosë pikat mbi i. Ndarja dhe balanca e pushteteve në këtë vend tashmë është e deformuar është totalisht jashtë kontrollit. Unë e kam thënë dhe vazhdoj të them që Gjykata Kushtetuese është e paplotë pa 9 anëtarë”, tha Manjani.

Lexoni gjithashtu:

Ndryshimet në qeveri, Manjani: Rama zgjodhi që çështjen e detit ta mbajë mbi shpatulla Olta Xhaçka

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026