Funksioni i Kushtetueses, Anastasi: Shtatë anëtarë, mjaftueshëm për të shqyrtuar çështjet e ‘nxehta’

5 Janar 2021 | 13:18

Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese pritet të zhvillojnë mbledhjen për të shqyrtuar çështjet që sipas ligjit i përkasin për kompetencë si dhe për të kryer veprimet e nevojshme përgatitore dhe organizative për funksionimin e Gjykatës Kushtetuese.

Konsitucionalistja Aurela Anastasi tha për Euronews Albania se plotësimi i të gjithë anëtarëve të Gjykatës Kushtuese do të jetë një proces i gjatë, pasi tashmë varet nga plotësimi i Gjykatës së Lartë me të paktën 14 anëtarë, nga ku më tej do të zgjidhen 2 anëtarët e Kushtetueses që i përkasin gjyqësorit.

Por sipas saj, shtatë anëtarët aktualë të kësaj gjykate e bëjnë atë plotësisht funksionale dhe të aftë për të marrë vendime për çfarëdolloj çështjeje, qoftë edhe ato të ashtuquajtura çështje të nxehta që kanë të bëjnë me zgjedhjet apo Teatrin.

“Shtatë anëtarët aktualë e bëjnë këtë gjykatë plotësisht funksionale, mungesa e 2 gjyqtarëve s’e pengon mbledhjen e seancës në asnjë rast, madje mjaftojnë 6 anëtarë që gjykata të mblidhet e të marrë vendim. 7 janë të mjaftueshëm për të bërë shumicën e për të dhënë vendime.

Nuk ka ndonjë hierarki çështjesh në Kushtetuese, qoftë me karakter politik apo çfarëdolloj; gjykohen njësoj, nuk ka procedura të posaçme. E vetmja gjë është arritja e shumicë prej 5 anëtarësh, kjo ka gjasa të ndodhë më shumë në raport me një rast kur kemi një shumicë anëtarësh prej 4 në raport me 3. Nuk bllokohet Kushtetuesja.

Gjykata Kushtetuese është shumicë funksionale, edhe kur arrin shumicë 4-3 është funksionale sepse ligji e ka zgjidhur që në këtë rast kërkesa e paditësit rrëzohet”, shpjegoi konstitucionalistja.

 

Lexoni gjithashtu:

Hazizaj: Gjykatë Kushtetuese nga halli, shqyrtimi i ankimimit të opozitës për Kodin, sinjali i parë i dinjitetit

Axhenda e Kushtetueses, Tusha: Qëndrimi im në detyrë nuk lidhet me shortin e KED

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026