English

Fuqia e katër “R-ve”

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Flitet shpesh për rregullat e “R-ve”, por a i njohim siç duhet ato?! Impakti që riciklimi refuzimi, ripërdorimi dhe reduktimi kanë në mjedis duket se po vërtetohet nga ekspertët çdo ditë dhe më shumë në rang global. Alba Bylyku, është përgjegjëse e Sektorit të Ndotjeve në Mjedis pranë Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit dhe tregon se si rregullat e “R-ve” mund të ndikojnë në pakësimin e mbetjeve urbane në qytet.  Këto të fundit prodhohen edhe nga bizneset apo tregtarët e shumtë të Tiranës, të cilët jo pak herë gjobiten nga ky institucion për mos menaxhimin e duhur të këtyre mbetjeve. Përmes kësaj interviste, tregojmë hapat që mund të ndërmerren.

- Advertisement -

Znj. Bylyku si mund ta përshtatë një biznes rregullin e refuzimit?

Në hierarkinë e fuqisë së katër “R-ve” të mësosh të refuzosh mbetjet qëndron e para. Për çdo biznes kjo mund të jetë e vështirë dhe mund të dojë kohë të kuptohet, sidomos në Shqipëri, por hapat e vegjël sjellin gradualisht ndryshimin. Një shembull mund të jetë refuzimi i materialeve të paketimit për produkte të caktuara, të cilat nuk e kanë të nevojshme me patjetër atë mbështjellje. Një tjetër rast mund të jetë refuzimi ndaj paketimeve jo të riciklueshme, të cilat kanë filluar në fakt të përshtaten si të tilla nga furnitorët e mëdhenj.

Po për sa i përket reduktimit, cila mund të jetë këshilla?

Të reduktojnë përdorimin e këtyre produkteve jo të riciklueshme. Duke reduktuar këtë përdorim, vjen edhe pakësimi i atyre produkteve që përpunohen në landfill, e që lidhen me impaktin negativ në mjedis. Kur printoni një letër, përdoreni nga të dyja anët. Për bizneset reduktimi duhet të fillojë nga materialet njëpërdorimshe, që vijnë kryesisht nga plastika.

Flasim për ripërdorimin. Si mund ta bëjmë këtë tregtarët?

Materialet e plastikës që përdoren vetëm një herë, kanë prodhuar një mentalitet tek konsumatori, duke normalizuar kulturën “e hedhjes” pa të keq pasi e përdor një herë produktin. Përpjekja për të reduktuar mbetjet, duhet të vijë nga ripërdorimi i shumë produkteve që ta japin këtë mundësi. Që nga qeskat e riciklueshme të cilat mund të përdoren disa herë, deri tek kutia që mban bojën e printerit.

Riciklimi! I fundit, por jo më pak i rëndësishmi, apo jo?

Riciklimi është vërtetuar të jetë metoda më miqësore me mjedisin, kur flitet për menaxhimin e mbetjeve. Nëse biznesi juaj nuk bën diferencimin e mbetjeve, që nga plastika, alumini, xhami apo mbetjet organike është e kotë të flasim për rregullat e tjera të “R-ve”. Ka biznese që në Tiranë e bëjnë këtë. Shumë prej tyre janë të detyruar me ligj, në varësi të biznesit që përfaqësojnë, të lidhin kontrata individuale për menaxhimin e mbetjeve dhe jo t’i hedhin ato në kontenierët që janë për qytetarët, por kjo ndodh në përqindje të vogël.

Ky shkrim është pjesë e projektit “Kujdesemi për mjedisin”, mbështetur nga Raiffeisen Bank.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×