English

Fuqizimi i grave dhe familjeve, Euronews Albania marrëveshje me UNFPA

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

88% e familjeve shqiptare kanë problem për të rritur fëmijët teksa punojnë.

- Advertisement -

Këtë thotë një studim nga Agjencia Austriake për Zhvillim dhe Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë në Shqipëri.

Fuqizimi i grave dhe i familjeve, mbetet një sfidë jo vetëm për Shqipërinë por edhe vende të Bashkimit Europian.

Euronews Albania i është bashkuar projektit të UNFPA për më shumë zgjedhje dhe mundësi për politikat familjare dhe gjinore në sektorin privat.

Marrëveshja e bashkëpunimit u nënshkrua në ambientet e Euronews Albania, mes administratores Karolina Rista dhe përfaqësuese e zyrës së UNFPA në Tiranë, Elsona Agolli.

Administratorja e Euronews Albania, Karonina Rista vlerësoi rëndësinë e këtij projekti për stafin e televizionit por edhe edukimin e qytetarëve.

Euronews Albania është franchise i parë në historinë e Euronews mbarëkombëtare. Që kjo ishte histori suksesi u pa dhe në faktin se Euronews Shqipëria u mor model edhe për projektet në vendet e tjera. Mendoj se treguesit tanë të vërtetë janë historitë tona njerëzore. Këtu ka punonjës që punojnë çdo ditë për objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm. Ata e bëjnë këtë sepse janë pjesë e një ekipi që ka akses dhe punon çdo ditë për të ndihmuar gratë dhe burrat, për të zgjedhur karrierën që ëndërrojnë dhe të ndihmojnë familjet,” – tha Rista.

Ambasadori austriak në Tiranë, Christian Steiner tha se ky projekt do të ndihmojë kompanitë të krijojnë ambiente miqësore për gratë dhe fuqizimin e tyre.

“Jam shumë i lumtur të marrë pjesë në ceremoninë e firmosjes së marrëveshjes mes Euronews dhe UNFPA në kuadër të projektit të projektit. Ky projekt është mbështetur nga agjencia austriake për zhvillimin. Ideja kryesore e këtij projekti është të ndihmoje kompanitë private të krijojnë vende pune miqësore për familjen dhe fuqizimin e grave në Shqipëri dhe në vende të tjera,” – tha Steiner.

Marrëveshja synon të sjellë praktikat më të mira për politikat familjare dhe gjinore në institucionet private.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×