Rritja e çmimit të bukës, eksperti i ekonomisë: Duket qartë se është abuzive

7 Shtator 2021 | 07:51

Eksperti i ekonomisë Azmi Stringa tha se furnitorët e fruta-perimeve apo ushqimeve të ndryshme nuk duhet të jenë përfitues të padrejtë. Sipas tij ata janë hallka kryesore që ndryshim i çmimeve në treg të mos rëndojë blerësit.

“Rritja e bukës, e vajit, e frutave dhe e zarzavateve është e tmerrshme,” – u shpreh eksperti, ndërsa cilësoi si abuziv rritjen e çmimit të bukës me 10 lekë.

Stringa përmendi si faktor në rritjen e çmimit, konkurrencën për t’i çuar produktet në eksport që sa vjen e rritet dhe gjithashtu ndikimin e turistëve në kërkesën e brendshme.

Në këtë pikë, sipas ekspertit duhet të ketë kontrolle të shtetit te ata që shpërndajnë mallin në mënyrë që të mos abuzohet.

Azmi Stringa propozoi që konsumatori dhe prodhuesi të mbahen sa më afër në mënyrë që të mund të kursehet kostoja e ndërmjetësit.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026