Furgoni përplas 20 nxënës gjatë ekskursionit në Marsejë, plagosen 11 persona

17 Janar 2026 | 08:37

Njëmbëdhjetë persona u plagosën pasi një furgon u përplas me 20 nxënës të cilët po largoheshin nga një ekskursion shkollor në Marsejë. Mësohet se shoferi i furgonit e kishte parkuar automjetin në një shpat dhe ishte larguar për të bërë një shpërndarje.

Sipas të dhënave fillestare të hetimit, frenat e dorës nuk ka funksionuar siç duhet, duke bërë që furgoni të fillojë të lëvizë prapa dhe të përplasë rreth 20 fëmijë dhe tre të rritur që ndodheshin në vendngjarje.

Katër vajza dhe katër djem të moshës 8 deri në 11 vjeç, si dhe dy gra të moshës 27 dhe 40 vjeç, u plagosën lehtë. Një djalë 8-vjeçar u plagos rëndë pasi ka marrë shumë fraktura.

Shoferi i kamionit iu nënshtrua një testi për alkool dhe analizave për të përcaktuar përdorimin e mundshëm të drogës. Gjithashtu kanë nisur hetimet për përcaktimin e rrethanave të sakta të aksidentit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pse vala vdekjeprurëse e të nxehtit në Evropë nuk është për shkak të një fenomeni natyror të motit

Evropianët po vuajnë nga vala e fundit e të nxehtit, për të cilën ekspertët thonë se po “përforcohet nga ngrohja afatgjatë” – jo nga El...
18:25 | 24/06/2026

BE-ja shkurton afatin e pranimit të Ukrainës për shkak të rezistencës hungareze

E përballur me rezistencë të përtërirë nga Hungaria, BE-ja është detyruar të ndryshojë planet dhe tani synon të zhbllokojë dy, në vend të pesë, grupeve...
18:18 | 24/06/2026

Sanchez hedh poshtë kritikat për korrupsion

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez të mërkurën, 24 qershor, hodhi poshtë akuzat për “korrupsion të përhapur” kundër socialistëve të tij, pasi një ish-ndihmës i lartë u...
18:14 | 24/06/2026