Fushata e Kurtit në Shqipëri, Besian Mustafa: Sinjali i parë që LVV synon të marrë pushtet e të mos bëjë asnjë punë

13 Prill 2021 | 09:53

Besian Mustafa nga Lidhja Demokratike e Kosovës tha për Euronews Albania se fakti që Lëvizja Vetëvendosja prej 1 muaji në krye të qeverisë së Kosovës dhe pasi mori më shumë se 50 për qind të votave në zgjedhjet e fundit nuk kujdeset për qytetarët e vet, por bën fushatë në Shqipëri, tregon se e vetmja që gjë i intereson Albin Kurtit është pushteti.

Sipas tij, fakti që funksionarët e VV janë zhvendosur në Shqipëri për t’i prirë fushatës, është sinjali i parë i asaj çfarë kërkon kjo parti.

“Sapo morën pushtetin në Kosovë, do të ikin të marrin pushtet në Shqipëri, pra duan pushtet, por nuk bëjnë punë”, u shpreh z. Mustafa.

I pyetur lidhur me qëndrimit që po mban LVV sa i përket dialogut me Serbinë nisur nga fakti se Kurti së fundmi ka folur për parimin e reciprocitetit mes dy vendeve, z. Mustafa e cilësoi të papranueshëm faktin që dialogu me Serbinë nuk është fare në prioritet të kësaj qeverie.

Sipas tij dialogu është përmbyllje i një procesi shumë të gjate që përkrahte nga SHBA dhe BE, që kërkohet nga shtete të cilat ndihmuan në çlirimin dhe shtetformimin e Kosovës.

“Nuk është një proces vullnetar, se si LVV do të menaxhojë dialogun s’e dimë, ka gati 1 muaj që është në pushtet por ende para kuvendit nuk ka paraqitur një program qeverisës”, u shpreh z. Mustafa.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026