Fushata elektorale, ekspertët rendisin gabimet e partive politike
Partitë politike kanë mbyllur këtë të premte fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Ekspertja e komunikimit, Edlira Gjoni, tha në “Ilva Now” se fushata ka qenë më shumë në 3D, ndërsa solli si shembull dronët që ka përdorur PS-ja në tubimet elektorale.
“Mua më duket se fushatë 3D se sa ka qenë ndonjëherë më përpara. Unë e quaj fushata e dronit, veçanërisht PS ka qenë e dhënë pas dronëve dhe nuk fillonte asnjë fjalim i kryeministrit Rama nëse nuk ishte droni në punë, kanë qenë ato efekte vizuale, që ishin të ekzagjeruar”, tha ajo.
Ajo shtoi po ashtu se dhe mitingu përmbyllës i PD-së në Tiranë nuk i ka lënë shije të mirë.
“Pashë karvanët me bori të makinave që ishin duke u larguar nga mbyllja e fushatës së PD, rënia e borive, flamujt e Shqipërisë dhe të PD nuk më dhanë ndonjë ndjesi shumë të mirë, por është i njëjti kaos. Këtë ndjesi më dha i gjithë vargu, sepse ishte më shumë entuziaste se sa duhet”, shtoi ajo.
Për politologun Andri Nurellari, partitë politike kanë bërë një fushatë klasike duke intensifikuar komunikimin politik. Ai nuk kurse kritikat për Partinë Socialiste, kur tha se pandeminë dhe tërmetin i përdori për fushatë elektorale.
“Fushata në shumë aspekte ka qenë fushatë klasike që ka një rritje të sofistikimit të komunikimit politik. Ka pasur video të prodhuara nga të dyja palët, përdorim të rrjeteve sociale, koreografisë etj. Në këtë aspak kemi një modernizim të fushatës. Nëse kemi pasur në të kaluarën fushata me asfalt tashmë kemi pasur fushata me vaksina. Përurimi i asfalti, rrugëve në të kaluarën, kësaj radhe përurimi i vaksinave është bërë vetëm për fushatë”, tha ai.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta