Fushata elektorale, Kodi Zgjedhor filtron materialet me kaseta

7 Tetor 2020 | 17:29

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor prekën shumë fusha të administrimit të procesit zgjedhor por jo në tërësi marrëdhëniet e partive politike me median.

Në këshillin politik fillimisht u propozuan shumë variante se si do të bëhej fushata e partive nëpër televizione si ndalim të intervistave të kandidatëve në edicionet informative, ndalim për transmetimin e informacioneve të përgatitura nga partitë politike etj. Por asnjë nga këto nuk u miratua, partitë u tërhoqën.

Ndryshimi i vetëm që bënë përfaqësuesit politik ishte tek çështja e trasmetimit të materialeve të përgatitura nga partitë apo siç njihen edhe materialet me kaseta.

Sipas këtij ndryshime, këto material do të transmetohen në televizion vetëm duke vendosur shënimin mbi pamje “material filmik servirur nga subjekti”.

Neni në Kodin Zgjedhor që trajton reklamat politike në media është e shoqëruar edhe me shumë sanksione financiare ndaj operatorit mediatik që shkel rregullat e Kodit. Konkretisht 1.5 milion lekë është gjoba për televizionet lokale dhe 3 milion për televizionet kombëtare nëse nuk respektojnë raportet e partive politike në transmetimin mediatik.

Krahas sanksionit adminsitrativ, ligji zgjedhor parashikon ehe bllokimin e transmetimit të sinjalit për 48 orë në rast se shkelet barapesha e debateve mediatike.

Ndërsa minutazhi i partive politike në zgjedhje është 90 minuta në total për partitë parlamentare për 30 ditë fushatë dhe 10 minuta për partitë jo parlamentare.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026