Fushata elektorale, Plator Nesturi: S’ka ballafaqim, palët si dy ushtri që s’takohen në betejë

12 Prill 2021 | 21:37

Për analistin Plator Nesturi, partitë politike në këto zgjedhje po i shmangen ballafaqimeve me njëra-tjetrën.

I ftuar në emisionin “Ilva Now” në Euronews Albania, Nesturi e konsideroi “zgjedhje të zgjuar” qasjen e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha për t’u fokusuar vetëm te programi dhe “retorika e qetë”. Kjo sipas tij i lejon që të ketë kontakte “më të qeta me elektoratin”.

Megjithatë në tërësi, Nesturi tha se është e vështirë të kuptohet “impakti i kësaj qasjeje te elektorati”. Duke analizuar në përgjithësi, Nesturi tha se në këto zgjedhje të dyja palët politike i duken si “ushtri ku secila shkon në luftë, por asnjëra nuk e takon njëra-tjetrën për betejë”.

Nesturi tha se shoqërisë dhe mediave i mungon një grup ekspertësh me besueshmëri te publiku për t’i nxitur ballafaqimin palëve, për t’u kërkuar bilancin e punëve, apo premtimeve dhe se sa të realizueshme janë ato.

Nesturi u ndal më tej të analizonte edhe spotet e fushatave, apo dhe daljet publike. Në veçanti ai tha se tashmë në publik “ka dalë edhe Presidenti Meta”, i cili duke dalë shpesh në debate publike “ka vendosur më shumë në vështirësi Lulzim Bashën”.

Sipas Nesturit sulmet për çështje edhe “jashtë-fushate” avantazhojnë Ramën dhe “këtë gjë ai po e shfrytëzon më së miri”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021