Pikat e forta dhe të dobëta të Ramës e Bashës sipas Neritan Sejaminit
Drejtuesi i emisionit ‘Me pak fjalë’ në Euronews Albania, Neritan Sejamini tha në studion e ‘Ilva Now’ se strategjia e kryeministrit i mbështetur në rolin e shpëtimtarit në një kohë fatkeqe, duke shfrytëzuar tërmetin dhe pandeminë, ishte një pikë e fortë që u shfrytëzua siç duhet nga kreu i qeverisë ashtu siç sipas tij, do të vepronte cilido politikan tjetër për fushatë.
Por për politologun Adri Nurellari, propaganda e Ramës me vaksinat ka qenë jo vetëm bajate, por edhe e rrezikshme. Sipas tij, numri i vaksinave të ardhura në Shqipëri është trumbetuar, sepse ka dalë kryeministri me 3-4 media duke i pritur e më pas i ka shpërndarë me pikatore duke luajtur me jetën e njerëzve.
“Për të dhënë përshtypje që ka marr pa fund vaksina nxjerrë nga 10 e 20 mijë për show. Kjo ka kosto jete, sepse nëse kanë ardhur vaksinat duhet të administrohen menjëherë, në momentin që ti i jep vaksinat, ti shpëton jetë. Kur vaksinat i shpërndan nga 10 e 20 në ditë si pikatore, vetëm për të dhënë përshtypje që ka vaksina, ne e dimë sa është i gatshëm është sistemi shëndetësor për të administruar vaksinimin. Mund të bënin 30 mijë në ditë dhe të shpëtonin jetë”, reagoi Nurellari.
Sipas Sejaminit, fushata e Ramës, megjithëse bajate ka qenë efikase, pasi ka pasur një mesazh të thjeshtë; vendi ka pasur një moment të vështirë që ne e kemi kaluar, falë kryeministrit.
“Arrogancën e tij e ka kthyer në përparësi”, tha Sejamini.
Ndërkohë, sa i përket kryedemokratit Lulzim Basha, për Sejaminin ndryshimi i imazhit gjatë kësaj fushate nga luftarak në një udhëheqës normal, qytetar, familjar me idenë për ta kontrastuar me arrogancën e Ramës është një element që e rriti në sytë e publikut.
“E ka bërë shumë mirë, deri në momentin e daljes së kontrollit me turmat që bërtasin me flamuj, që e kanë zbehur pak këtë fushatë pozitive”, tha Sejamini.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit