Fushata “QuitGPT” merr mbështetje masive pas marrëveshjes me Pentagonin
Fushata online “QuitGPT”, që bën thirrje për largimin e përdoruesve nga OpenAI, po fiton mbështetje të shpejtë pas raportimeve për një marrëveshje mes kompanisë dhe Departamenti i Mbrojtjes së SHBA për përdorimin e modeleve të inteligjencës artificiale në rrjete të klasifikuara ushtarake.
Organizatorët e bojkotit akuzojnë OpenAI se po vendos fitimin mbi sigurinë publike dhe paralajmërojnë për rreziqe të mundshme nga përdorimi i AI në kontekste ushtarake. Fushata pretendohet se ka mobilizuar mbi 1.5 milion persona, të cilët kanë anuluar abonimet, kanë shpërndarë mesazhe bojkoti ose janë regjistruar në faqen zyrtare të lëvizjes.
Reagimet në industrinë e teknologjisë kanë qenë të menjëhershme. Drejtori i Anthropic, Dario Amodei, deklaroi se kompania e tij nuk mund të lejojë “akses të pakufizuar” të Pentagonit, duke shprehur shqetësime se teknologjia mund të minojë vlerat demokratike.
Vetëm disa orë pas raportimeve mbi dështimin e negociatave me Anthropic, CEO i OpenAI, Sam Altman, njoftoi në rrjetin social X se kompania kishte arritur marrëveshje për të vendosur modelet e saj në rrjetin e klasifikuar të Departamentit të Mbrojtjes, duke synuar arritjen e “rezultatit më të mirë të mundshëm” duke ruajtur standardet e sigurisë.
Në sfond, Donald Trump njoftoi se do t’u jepte udhëzime agjencive federale për të ndërprerë përdorimin e teknologjisë së Anthropic, duke shtuar tensionet në industrinë e AI.
Fushata “QuitGPT” inkurajon përdoruesit të kalojnë në alternativa si chatbot-in Gemini të Google dhe Claude të Anthropic, si dhe platforma të tjera me fokus në privatësi dhe burim të hapur. Organizatorët paralajmërojnë edhe një protestë fizike pranë selisë së OpenAI në San Francisco.
Debati mbi rolin e inteligjencës artificiale në sigurinë kombëtare dhe kufijtë etikë të përdorimit të saj pritet të intensifikohet, ndërsa kompanitë teknologjike përballen me presion në rritje nga publiku, qeveritë dhe investitorët.
Bahreini: U shënjestruam nga dronë iranianë pas sulmeve amerikane ndaj Iranit
Nga Chevrolet te raketat Patriot, Amerika ndryshon strategjinë ushtarake
Barack Obama i ka ngritur një monument vetes
- 14:45 Bahreini: U shënjestruam nga dronë iranianë pas sulmeve amerikane ndaj Iranit
- 14:32 “Omega” përvëlon Europën, 94 milionë njerëz përballen me temperaturat ekstreme
- 14:17 Ministri i Brendshëm Lamallari për Euronews Albania: Mund të shpallen persona të tjerë “Non Grata”
- 14:02 Nga Chevrolet te raketat Patriot, Amerika ndryshon strategjinë ushtarake
- 13:36 KQZ certifikoi rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë, ja sa ulëse fituan LVV, PDK, LDK dhe AAK në Kuvend
- 13:27 Barack Obama i ka ngritur një monument vetes