Futbollistët e Kukësit bojkotojnë stërvitjen
Futbollistët e Kukësit kanë bojkotuar ditën e sotme seancën stërvitore, kjo në shenjë proteste ndaj drejtuesve të klubit pas një periudhe paqartësie në lidhje me pagat.
Skuadra pritej të zhvillonte normalisht stërvitje në drekë, mirëpo futbollistët pasi kanë dalë në fushë janë rikthyer në dhomat e zhveshjes për t’u ndërruar sërish e më pas kanë pritur reagim zyrtar nga klubi.
Rreth orës 15:40 në mjediset e kompleksit ku Kukësi zhvillon stërvitjen u paraqit Drejtori Sportiv, Nderim Nexhipi, i cili ka zhvilluar një bisedë me futbollistët e më pas me stafin teknik.
Biseda ka zgjatur rreth 10 minuta më pas futbollistët janë larguar duke iu shmangur komenteve për mediat.
Informacione të pakonfirmuara zyrtarisht bëjnë me dije për Euronews Albania se futbollistët e Kukësit kanë prej muajit gusht pa u paguar.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta