Futbollistët e së ardhmes të talentuar por pa mbështetje
Disa fëmijë kanë nisur karrierën e tyre si futbollistë dhe e ardhmja premton shumë.
Ndonëse të vegjël, pasioni që kanë për të zotëruar topin, i shtyn për të qenë si idhujt e tyre.
Arvio Molla tregoi se në 4 vite që luan futboll nuk i numëron dot golat që ka shënuar. Idhull ka Kristiano Ronaldon dhe ëndërron të bëhet si ai.
Një tjetër fëmijë i apasionuar pas futbollit tregoi se e ka nisur këtë sport sepse e di që të bën mirë dhe të mban në formë. Idhulli i tij është Mbape.
“Futbolli është pasioni im dhe kam dëshirë kur të rritem të bëhem futbollist,” – u shpreh Irman Shehu.
Fusha e blertë nuk është vetëm e djemve.
Kiara Shabani tregon se prej dy vitesh luan futboll dhe ka rolin e mesfushores. Ndërsa Altea Damjani tregoi se është tifozë e Juventusit dhe ndjek futboll rregullisht.
Dëshira e këtyre fëmijëve është e madhe, por kushtet në të cilat gjendet futbolli në vendin tonë, i zbeh shpresat se e ardhmja e tyre është në Shqipëri.
“Do një mbështetje më të madhe, financiare nëpër klube. Nëse nuk financiojnë, ata që e kanë përsipër për të bërë fushat nuk kemi as ne ku t’i gjejmë fushat,” – tha asistent trajneri Indrit Bardhi.
Fushat private janë zgjidhje e vetme, ku këta fëmijë të stërviten e të përforcojnë talentin e tyre.
LEXONI GJITHASHTU:
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta