Futbollistët francezë anulojnë pritjen festive në Paris
Federata Franceze e Futbollit ka anuluar pritjen e planifikuar në Paris për kombëtaren e këtij vendi, e cila fitoi vendin e dytë në Botërorin e Katarit, raportojnë mediat në Paris.
Franca nuk arriti të mbrojë titullin e saj në Katar, pasi mbrëmë në finalen e Botërorit, pas një gjuajtjeje më të mirë të penalltive, humbi nga Argjentina. Ndeshja në pjesën e rregullt përfundoi pa fitues, 2:2, dhe pas 30 minutash shtesë ishte 3:3. Argjentinasit arritën përfundimisht trofeun për herë të tretë në historinë e vendit.
Presidenti i Federatës Franceze të Futbollit, Noel le Grae tha se avioni me kombëtaren franceze do të mbërrijë në Paris rreth orës 18:00.
“Lojtarët thjesht duan të shkojnë në shtëpi, kështu që nuk do të ketë asnjë pritje në Champs-Élysées. Ata do të shkojnë në shtëpi sapo avioni të ulet në aeroport”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Evropa paralajmërohet për një gusht më të nxehtë se normalja, çfarë po i nxit temperaturat përvëluese?
Spanja dhe Franca përgatiten për valë të reja të të nxehtit, teksa zjarret mbeten ende jashtë kontrollit
Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara
- 11:59 Ndërron jetë një i dënuar me 15 vite burg në Fier, vuante nga problemet me zemrën
- 11:44 Vrasja e Albi Bashaliut, dëshmitari në GJKKO zbardh dinamikën: Personi i maskuar e qëlloi dhe i dogji makinën
- 11:22 Zinedine Zidane merr drejtimin e kombëtares së Francës
- 10:59 Procesi gjyqësor ndaj Laert Haxhiut, dëshmon në GJKKO Xhuliano Xhaferraj: Ja çfarë më tha i ati i Laertit pas ngjarjes
- 10:48 Tentativa për vjedhje llogarish në WhatsApp, Policia apel qytetarëve: Mos klikoni në linke të dyshimta
- 10:24 Aksidenti i 4 korrikut në Lezhë, ndërron jetë në Spitalin e Traumës 71-vjeçari