Futbollisti anglez Marcus Rashford reagon pas fyerjeve raciste në rrjetet sociale
Futbollisti anglez Marcus Rashford kërkoi të hënën falje për humbjen e penalltisë në finalen e Euro 2020 ndaj Italisë, mirëpo theksoi se “nuk do të kërkojë kurrë falje për atë që është”.
Rashford ishte një nga tre futbollistët që u vunë në qendër të fyerjeve raciste nga tifozë të Anglisë.
“U ndjeva sikur i zhgënjeva të gjithë,” – shkroi Rashford, 23 vjeç, në një deklaratë në Twitter, – “Mund ta pres një kritikë për lojën time, penalltia nuk ishte mirë sa duhej, duhej dërguar në rrjetë, por nuk do të kërkoj kurrë ndjesë për atë çka jam dhe nga e kam prejardhjen.”
Sulmuesi i Manchester United kujtoi me krenari grumbullimin e parë me përfaqësuesen dhe mbështetjen e familjes së tij.
Një pikturë murale në vendlindjen e Rashfordit në Withington u vandalizua të hënën me mbishkrime raciste, por banorët reaguan menjëherë duke e mbuluar atë me mesazhe mbështetëse ndaj 23-vjeçarit.
— Marcus Rashford MBE (@MarcusRashford) July 12, 2021
Më herët, të hënën, trajneri i Anglisë Gareth Southgate dënoi si të papranueshëm sulmin që po u bëhej futbollistëve me ngjyrë Rashford, Saka dhe Sancho për humbjet e penalltive. Ngjashëm reagoi edhe kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson si dhe Federata Angleze e Futbollit.
Paralelisht policia doli në një deklaratë për shtyp ku theksonte se situata të tilla nuk do të tolerohen dhe se fyerjet ndaj tre futbollistëve po hetoheshin.
Sipas shoqatës së Futbollistëve të Anglisë (PFA) mbi 1,900 komente abuzive, rreth 170 prej së cilave tejet të rënda, u pikasën gjatë kampionatit evropian t’u adresoheshin futbollistëve me ngjyrë si Sterling, Sancho, Saka, apo Rashford.
Shqetësuese përmendet fakti se teksa një numër i konsiderueshëm komentesh janë fshirë, llogaritë e personave që abuzojnë rëndë me fyerje raciste mbeten aktive në Twitter.
LEXONI GJITHASHTU:
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta