Futbollisti i parë me COVID-19, Eridon Qardaku: U trondita kur dola pozitiv

9 Qershor 2020 | 14:57

Klubi i Bylisit ka njoftuar se, futbollisti i cili ishte i infektuar me COVID-19, ka rezultuar negativ në dy testet që ka kryer së fundmi. Në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare në Facebook, thuhet se shkodrani Eridon Qardaku mund të bashkohet me skuadrën, sipas protokollit të higjienës.

19-vjecari ishte i pari futbollist në Shqipëri që rezultoi pozitiv me COVID-19, por asnjë prej shokëve të skuadrës së tij nuk ishin prekur nga virusi, pavarësisht se kishin pasur kontakt me të. Pas takimit Bylis-Tirana, edhe skuadra bardheblu iu nënshtrua testeve, por të gjitha përgjigjet ishin negative.

Një lajm i mirë për skuadrën e Bylisit, që do të ketë një element më shumë për 8 javët e mbetura të Superiores. Skuadra ballshiote ka grumbulluar 39 pikë në 28 javë duke u pozicionuar në vendin e gjashtë.

Eridon Qardaku, i cili tashmë e ka kaluar plotësisht infeksionin, duke folur për “Euronews Albania”, tregoi se, në momentin kur mësoi se ishte me COVID-19 pësoi tronditje psikologjike.

“Që nga dita e parë nuk kam pas asnjë lloj simptome dhe për këtë arsye dyshova se mund të ishte bërë ndonjë gabim në testin e parë, por edhe testi i dytë doli pozitiv. Dyshohet se mund ta kem marrë virusin në Shkodër, ku kam pas kontakt vetëm me mamin, e cila ka rezultuar negative”, tha 19-vjeçari.

“Ka qenë një moment shoku, sepse e bëra testin vetëm për arsye sigurie, por kur rezultova pozitiv ishte një shok i vërtetë. Kisha pasur vetëm një temperaturë të lehtë. Lajmi më i mirë për mua kur kanë dalë çunat e ekipit negativ se ishte një siklet më vete sepse diskutohej vazhdimësia e Superligës”, përfundoi lojtari i Bylisit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026