Futbollisti i “Premier League” nën akuzë për abuzim seksual ndaj një fëmije
Futbolli anglez u trondit ditën e sotme pas lajmit se një futbollist i “Premier League”-ës është arrestuar për abuzim seksual me fëmijët.
Lajmi u konfirmua nga policia e Greater Manchester mëngjesin e sotëm, teksa nuk u dhanë detaje se për cilin futbollist bëhej fjalë.
Mediat angleze raportuan se rasti ka të bëjë me një futbollist 31-vjeçar, i cili është arrestuar të premten e shkuar për abuzim seksual ndaj një fëmije.
Pas fundjavës ai është kaluar në ndjekje në gjendje të lirë. Paralelisht me këtë ngjarje klubi i Evertonit njoftoi se ka pezulluar një lojtar të sajin për shkak se është nën hetim nga policia.
Në Islandë mediat raportuan se bëhet fjalë për Gylfi Sigurðsson, por nuk është e konfirmuar se rasti ka të bëjë pikërisht me ngjarjen në fjalë, pasi shumë pak detaje janë bërë me dije nga autoritetet.
Vlen të thuhet se ky është rasti i parë në futbollin anglez që ndodh diçka e tillë.
LEXONI GJITHASHTU:
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta