Kapiteni i Vllaznisë Erdenis Gurishta rezulton poztiv me COVID-19
Kapiteni i Vllaznisë Erdenis Gurishta ka rezultuar i infektuar me koronavirus.
Lajmi u bë me dije nga klubi i Vllaznisë, që njoftoi në Facebook se 25-vjeçari “do të qëndrojë i izoluar deri sa ta kalojë virusin”.
Burime për Euronews Albania bënë me dije se mbrojtësi i krahut ka pasur simptoma të lehta dhe temperaturë. Rezultati pozitiv i testit të tij dikton që e gjithë skuadra e Vllaznisë ta bëjë gjithashtu.
Ndërkohë vlen të theksohet se infektimi i tij diagnostikohet një ditë pas ndeshjes me Kukësin, që gjithashtu për të qenë e sigurt mund t’i drejtohet testeve me tamponë.
Gurishta i shtohet kështu listës së disa lojtarëve të Superiores, që janë prekur deri më sot nga COVID-19.
Te Partizani u infektuan pesë futbollistë javën e parë të korrikut. Erald Çinari, Esat Mala, Kristi Kote, Deian Boldor dhe Besnik Ferati mundën ta kalonin pa probleme infeksionin.
Në qershor ishte futbollisti i Bylisit, Eridon Qardaku që gjithashtu u diagnostikua me COVID-19 dhe mundi ta kalojë pa probleme.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta