Futbollisti Jerome Boateng mohon të ketë dhunuar ish-bashkëshorten
Futbollisti gjerman Jerome Boateng ka mohuar në gjykatë akuzat për dhunë ndaj ish-bashkëshortes.
Shtatlarti 33-vjeçar akuzohet se ka qëlluar nënën e dy vajzave të tij, Sherin Senler, gjatë kohës kur familja ishte me pushime në Karaibe verën e vitit 2018.
Prokurorët pretendojnë se ish-mbrojtësi i Bayern Munich, kampion bote me Gjermaninë, i ka shkaktuar lëndime në trup dhe buzë Senlerit duke e qëlluar me një llambë dhe termues.
Përveç kësaj hetuesit thonë se ai e ka fyer disa herë. Mirëpo Boateng i mohoi akuzat.
I shoqëruar nga truproje, Boateng u paraqit në gjykatën e Munich-ut me avokatin e tij. Ai tha se pas një loje me letra pati një zënkë me ish-bashkëshorten.
Për ngjarjen ai tha se ndodhi pasi hodhi një jastëk mbi tavolinë ku qe vendosur llamba dhe termusi, por mohoi ta kishte qëlluar ai direkt me këto sende.
Gjyqi ndaj Boateng do të vijojë me seancat e radhës ku pritet të merren në shqyrtim edhe dëshmitë e familjarëve të tjerë.
Nëse shpallet fajtor, Boateng rrezikon një gjobë të majme dhe deri në 5 vite burg.
I konsideruar si një nga futbollistët më të suksesshëm me ngjyrë në Gjermani, Boateng ka pasur një karrierë me plot arritje.
Ai fitoi 22 trofe me Bayernin, përfshirë këtu dy tituj Champions League, 9 kampionate gjermane.
Boateng dhe Sendler kanë pasur një marrëdhënie të trazuar me ndarje dhe pajtime përpara se çifti të ndahej përfundimisht në vitin 2019.
Asokohe ai nisi një lidhje me modelen Kasia Lenhardt, kjo e fundit u vetëvra vitin e shkuar, pak ditë pasi Boateng bëri publik lajmin e ndarjes mes tyre.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta