Futbollisti Thiago Alcantara rezulton pozitiv me COVID-19

30 Shtator 2020 | 06:34

Futbollisti i Liverpoolit Thiago Alcantara është vënë nën izolim pasi rezultoi pozitiv me koronavirus në testin e bërë të martën nga klubi.

Njëzetenëntëvjeçari u transferua së fundmi nga klubi gjerman i Bayern Munich dhe debutoi si zëvendësues në fitoren 2-0 ndaj Chelsea.

Sidoqoftë, ai mungoi në ndeshjen e Kupës së Ligës kundër Lincoln dhe po kështu në fitoren 3-1 ndaj Arsenalit të hënën.

Në një komunikim për shtyp Liverpooli tha se Thiago “ka shfaqur simptoma të lehta të virusit, por është në gjendje të mirë shëndetësore”.

“Klubi ka ndjekur dhe do të vazhdojë të ndjekë të gjitha protokollet anti-Covid dhe Thiago do të qëndrojë në izolim shtëpiak deri sa të shërohet,” – thuhej më tej në komunikatën e klubit kampion të Anglisë.

Vetë lojtari shpërndau në Twitter komunikatën teksa shtoi se “është koha për t’u shëruar”.

Të hënën liga angleze e futbollit raportoi se të paktën 10 futbollistë kishin rezultuar të infektuar me COVID-19 në testet e fundit, çka ishte numri më i lartë i lojtarëve të infektuar që kur pandemia preku edhe sportin në muajin shkurt.

Liverpool ka në kalendar sërish përballje me Arsenalin në Kupën e Ligës, ndërsa më pas në fundjavë luan përballë Aston Villas dhe më tej më 17 tetor do të diskutojë derbin me Evertonin në Merseyside.

 

Lexoni gjithashtu:

Futbollisti i Milanit Zlatan Ibrahimoviç rezulton pozitiv me COVID-19

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026