Futja e vaksinës “Pfizer” në veri në Mitrovicës, zëdhënësi i Doganës: Prokuroria ka nisur hetimet
Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci deklaroi për KosovaPress se prokuroria ka nisur hetimet për futjen e vaksinës “Pfizer” në veri në Mitrovicës.
Ai theksoi se vaksina mund të jetë importuar në mënyrë ilegale për qytetarët serb në veri të Mitrovicës.
Stavileci shtoi se nuk mund të japen informacione për këtë vaksinë pa pasur ndonjë dokument apo fakt.
“Sa i përket rastit që ju i referoheni (vaksinat anti-Covid-19 në veri të Mitrovicës), janë duke u zhvilluar hetimet lidhur me këtë çështje dhe nga kanë ardhur këto (vaksina). Megjithatë duhet të themi se ne kemi kufij tokësor me Serbinë mjaft të gjatë, që shpesh herë është përdorur edhe nga kontrabandistët për kontrabandimin jo vetëm të barnave, por edhe të produkteve të tjera. Në përgjithësi nëse krahasohet kontrabanda e këtij viti me vitin e kaluar ka pësuar rënie për arsye të kufizimit të lëvizjes së qytetarëve gjatë natës për masat mbrojtëse nga Covid-19. Kështu që për këtë arsye është kufizuar edhe kontrabandimi. Ndonëse kjo është e ndërlidhur edhe me rënien e konsumit të produkteve që ata i kanë kontrabanduar”, u shpreh ai.
Ndërsa për të ardhurat vjetore të doganave në 2020, Stavileci pohoi se të hyrat janë 1 miliardë e 30 milionë euro.
“Impakti i menjëhershëm në të hyra në Doganën e Kosovës është përmbyllur në fund të vitit me minus 10 përqind më pak të hyra se viti paraprak. Kemi pasur 1 miliard e 200 milionë, tani kemi rreth 1 miliard e 30 deri 40 milionë deri në përmbyllje të të këtij viti. Pra, kemi një rënie prej 120 deri 130 milionë, të cilat nuk kemi arrit t’i mbledhim, por këto janë si rezultat i pandemisë dhe krizën ekonomike që ka shkaktuar Covid-19”, pohon Stavilici.
Kosova për herë të parë ka arritur të eksportojë mallra në tregun evropian në vlerë prej 400 milionë euro, ndërsa vlera e importeve ka shënuar rënie për 250 milionë euro.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta