English

Gabriel Escobar: Kosova aleate e ngushtë e SHBA-së

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar në një konferencë të përbashkët për media me presidenten Vjosa Osmani, tregoi qëllimin e vizitës së tij në Kosovë.

- Advertisement -

Në fjalën e tij të shkurtër , ai përsëriti se Kosova është një aleate e ngushtë e SHBA-së, me të cilën ndan vlera të përbashkëta përveç parternitetit.

“Qëllimi i vizitës sime është për të shikuar mënyrën e bashkëpunimit me një aleate shumë të mirë dhe me një mike shumë, të ngushtë. Është një miqësi dhe partneritet i bazuar jo vetëm në interes të përbashkët, por edhe ndarjen e vlerave të njëjta. Që të shpreh mbështetjen e SHBA-së për aspiratat euratlantike të Kosovës dhe për solidaritetin në kohë krize në Kosovë dhe për mënyrat për ta thelluar këtë partneritet, përfshirë edhe mbështetjen tonë edhe për pjesëmarrjen e Kosovës në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, ka thënë Escobar.

Ai shtoi se Kosova ka kontribuuar shumë për agjendën e përbashkët dhe tha se zhvillimet e javëve të fundit tregojnë se Kosova po ndikon në agjendën e përbashkët të demokracisë dhe lirisë.

LEXONI GJITHASHTU: 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?