“Gara me pengesa e partive të reja”, Endrit Shabani dhe Arben Skënderi përballë analistëve në “Ilva Now”
Endrit Shabani, kryetar i “Nismës Thurje” dhe Arben Skënderi, kandidat për deputet i Bindjes Demokratike janë të ftuar në “Ilva Now” për të folur mbi fushatën e 25 prillit, ndërsa përballë tyre janë analistët Redi Shehu dhe Aleksandër Çipa.
Z. Shabani, i cili është i dyti në listën e Nismës Thurje në Tiranë thotë se ishte i vetëdijshëm se po hynte në një garë me “rrugë të pashtruar”.
Sipas kryetarit të Nismës Thurrje në zgjedhjet e 25 prillit ata synojnë të marrinë mbështetjen e atyre që kanë humbur besimin tek demokracia dhe nuk marrin pjesë në votim.
Z. Shabani tha se ka shumë të zhgënjyer nga politika por gjithashtu ka edhe shumë të tjerë që mendojnë se e vendosin ndërkombëtarët se kush do të qeverisë vendin.
Ndërsa z. Skënderi tha se janë dy partitë e mëdha që ua vështirësojnë garën partive të vogla pasi nuk duan që të ketë konkurrentë të tjerë për pushtet.
Sipas kandidatit për deputet të “Bindjes Demokratike” ndryshe nga vitet e tjera, qytetarët kanë në këto zgjedhje alternativa për të votuar dhe kjo ka shtyrë partitë kryesore të detyrojnë kandidatët për të bërë fushatë për partinë dhe jo për veten e tyre.
Lexoni gjithashtu: Arben Skënderi: Ndryshe nga zgjedhjet e tjera, qytetarët tashmë kanë alternativa
Në studion e “Ilva Now”, gjatë një diskutimi mbi faktin që elektorati s’ka prirje për partitë e reja, analisti Aleksandër Çipa i tha Endrit Shabanit se vetë partia e tyre, pra “Nisma Thurje” po vepron më tepër si OJQ se sa si parti politike.
Kandidatit për deputet nga radhët e Bindjes Demokratike, Arben Skënderi, tha se partitë kryesore janë shkaku dhe pasoja e gjendjes ku ndodhet Shqipëria sot. I pranishëm në studion e “Ilva Now” në Euronews Albania, z. Skënderi tha se hyrja e partive të reja në Parlament i tmerron partitë tradicionale.
Endrit Shabani, kryetar i “Nismës Thurje” thotë se në zgjedhjet e 25 prillit po kërkojnë një pushtet formal për ta çuar diskutimin në Parlament nga debate për emrat tek çështjet që shqetësojnë qytetarët.
Lexoni gjithashtu: Endrit Shabani: Tom Doshi ka pushtet informal, ne garojmë për pushtet formal
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta