Gara për BKH-në, nis intervistimi me gojë për një pjesë të kandidatëve

13 Nëntor 2020 | 10:13

Pas kualifikimit të 55 kandidateve të Byrosë Kombëtare të Hetimit në testin e esesë, ditën e sotme ka nisur intervistimi me gojë për një pjesë të kandidatëve.

Gara parashikon në fazat e ardhshme testin e poligrafit dhe Vetingun e kandidatëve.

Në kushtet kur BKH kërkon 60 hetues dhe në fazat e tjera mund të ketë të skualifikuar, në përfundim të këtyre procedurave gara pritet të rihapet sërish për të plotësuar organikën.

Shtatë oficerë të s’kualifikuar në garën për në BKH kallëzuan penalisht Komisionin e Vlerësimit që përzgjedh hetuesit e byrosë me pretendimin se ka pasur abuzime me detyrën dhe falsifikim dokumentesh.

Ata u shprehën se në testin fizik nuk ka pasur përcaktim kriteresh dhe të pikëve siç ishin përcaktuar në fazën e parë të testit logjik.

Por, pas rivlerësimeve që bëri BKH-ja rezultoi se vetëm një kandidat i kishte marrë pikët e mjaftueshme për të kaluar në fazën tjetër të konkurrimit.

Lexoni gjithashtu: 

Ankesat për garën në BKH, rishikimi i vlerësimeve nxjerr vetëm një ”gabim njerëzor”

SPAK-BKH përplasje për buxhetin, Hajnaj kërkon zë më vete, Kraja: Jemi strukturë e përbashkët

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026