Gara në BKH, vetëm 39 kandidatë plotësojnë kushtet

20 Nëntor 2020 | 18:37

FBI-ja shqiptare do të jetë e paplotë. Kjo pasi në përfundim të fazës së katërt, nga 55 kandidatë për Byronë Kombëtare, vetëm 39 arritën të kalojnë testin e intervistës, ndërkohë që struktura parashikon të ketë 60 hetues.

Të kualifikuarit tashmë do duhet të kalojnë në testin e poligrafit, ndërsa më pas do duhet të plotësojnë deklaratën e pasurisë dhe formularin e interesave private për pozicione të ndryshme në Byronë Kombëtare të Hetimit.

Ky proces pritet të përmbyllet në fund të këtij muaji ose në fillim të nëntorit. Pas përzgjedhjes, 60 oficerët e BKH-së pasi të marrin detyrën zyrtarisht do të dërgohen për trajnim 1-mujor në SHBA për t’iu bashkuar më pas SPAK-ut.

Punonjësit e BKH-së supervizohen dhe operojnë vetëm nën drejtimin e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme dhe Prokurorëve të Posaçëm të Prokurorisë së Posaçme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026