Gara për Byronë Kombëtare, kalojnë ‘filtrin’ e parë 424 kandidatë, të mërkurën testi me shkrim

13 Tetor 2020 | 10:20

Gara për Byronë Kombëtare të hetimit përmbylli fazën e parë, ku rreth 30 % e kandidatëve u skualifikuan pasi nuk përmbushnin kriteret ligjore. Gara për FBI-në shqiptare vijon të mërkurën me testimin e arsyetimit logjik.

Zyrtarë  të policisë, të hetimit të krimeve, oficerë, ish-prokurorë e studentë që kanë mbaruar juridikun, janë kandidatët që morën miratimin për të kaluar fazën e parë në garën për 60 hetuesit e byrosë kombëtare të hetimit.

Komisioni i përbërë nga 3 prokurorë të SPAK, nga 653 aplikime, kualifikoi për në fazën tjetër 424 kandidatë, ndërsa 229 të tjerë nuk plotësuan kriteret ligjore.

Etapa e dytë do të vijojë të mërkurën me testimin e arsyetimit logjik me shkrim, ku verifikimi do të bëhet me anë të pajisjes SCANTRON, e cila nxjerr automatikisht edhe fituesit, të cilët për të kaluar në fazën tjetër, duhet të marrin minimalisht 12 pikë.

Testimet e tjera përfshijnë aftësitë fizike, testin psikologjik si dhe atë të makinës së të vërtetës, ndërsa pas përzgjedhjes së 60 hetuesve më të mirë, ato do të trajnohen në akademinë e FBI-së në Shtetet e Bashkuara.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026