Gara për makinat elektrike, ‘Volkswagen’ do ndërtojë 6 fabrika të baterive brenda 2030-s
Nga skandali për të dhënat e manipuluara mbi emetimet e dioksidit të karbonit, në lider botëror për makinat elektrike. Kompania gjermane e prodhimit të makinave ‘Volkswagen’ bëri të ditur planet e saj ambicioze për të ndërtuar flotën më të madhe të automjeteve elektrike.
“Jemi besimplotë se pas këtij tranzicioni, ‘Volkswagen’ do të jetë një kompani akoma më e afirmuar dhe me vlerë të rritur të aksioneve të saj.
Në 2021-in, ne do të rimëkëmbemi nga COVID dhe do përshpejtojmë sërish ndryshimet”, shprehet Herbert Diess, drejtor ekzekutiv i “Volkswagen Group”.
Këtë vit kompania gjermane synon të shesë mbi 1 milion automjete elektrike, ndërsa brenda vitit 2025, ‘Volkswagen’ synon të shndërrohet në lider botëror për prodhimin e makinave elektrike.
‘Wolkswagen’ po punon edhe në zgjerimin e infrastrukturës së karikimit të automjeteve elektrike, mungesa e së cilës është parë si pengesë për shitjet e automjeteve që funksionojnë me bateri.
Prodhuesi i dytë më i madh i automjeteve në botë ka ndërmarrë një fushatë për të instaluar brenda vitit 2025, 18 mijë pika të furnizimit për makinat elektrike në Europë dhe do të ndërtojë 6 fabrika për prodhimin e baterive brenda vitit 2030.
‘Volkswagen’ po zgjeron infrastrukturën e pikave të furnizimit edhe në SHBA dhe Kinë. Deri në fund të këtij viti, do të vendosen 3500 pika të karikimit të shpejtë në Amerikën e Veriut. Në Kinë ‘Volskwagen’ synon të vendosë 17 mijë pika karikimi brenda vitit 2025. Nga ana tjetër, ‘Tesla’, konkurrenti kryesor në industrinë e automjeteve elektrike, ka 20 mijë pika karkimi në mbarë globin.
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë