Gara presidenciale në SHBA, Arsim Sinani: Çdo votë në këto zgjedhje është vendimtare
Arsim Sinani, pedagog në Universitetin e Prishtinës, e nisi intervistën e tij për Euronews Albania me një thënie të Xhorxh Uashington.
“Sa më i vështirë konflikti, aq më e madhe fitorja”, frazë e cila sipas Sinanit përshkruante qartë situatën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës .
Ai tha se në këto zgjedhje çdo votë do të jetë vendimtare dhe kandidatët do të luftojnë deri në momentin e fundit.
Pedagogu nuk shprehu një emër të cilin ai e konsideronte fitues.
Sa i përket qasjes së dy kandidatëve me Ballkanin Perëndimor dhe konkretisht Shqipërisë dhe Kosovës, Arsim Sinani tha se Biden ka pasur një qëndrim dinjitoz ndërkohë që nuk hodhi poshtë as përpjekjet e presidentit aktual Donald Trump.
Ai sqaroi se politikat e jashtme në SHBA i bën departamenti i shtetit. Ato janë afatgjata dhe kushdo që të fitojë, Shqipëria dhe Kosova do të gjejnë mbështetje.
Së fundmi pedagogu bëri një thirrje.
“I bëj thirrje shtetit shqiptar dhe Kosovës që diasporën tonë ta inkuadrojnë më konkretisht në politik-bërje dhe në diplomacinë kulturore për shkak se lobi serb po influencon shumë kohët e fundit në Uashington dhe duket sikur kemi rënë në plan të dytë.
Unë mendoj se duhet që diaspora shqiptare të inkuadrohet më tepër dhe të jemi pak më agresiv në këtë drejtim që të mos ndodhë që Serbia të na befasojë në Uashington,” – përfundoi Arsim Sinani.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta