Garanci sovrane për biznesin, shteti jep 100 milionë euro për turizmin dhe industrinë 

21 Qershor 2021 | 14:41

Për të dalë nga kriza që pësuan në vitin 2020, bizneset do të kenë mundësi të përfitojnë kredi me garanci sovrane. Strategjia është prezantuar këtë të hënë në mbledhjen e Këshillit të Investimeve, nga ministrja Anila Denaj dhe Dhomat e Tregtisë.

“Flasim për instrumentet e mbështetjes me garanci sovrane, dhe në veçanti për sektorin e manifakturës me një fond prej gati 50 mln eurosh, i cili do të shkojë për të ndihmuar transformimin e këtyre kompanive drejt formatit të ri që situata e pandemisë COVID-19 i manifeston.

Një vëmendje të veçantë merr edhe sektori i turizmit, i cili parashikon instrumente mbështetëse me garanci sovrane në të njëjtën shumë”, u shpreh ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj.

Sipas ministres, riorganizimi i strategjisë 7-vjeçare 2021-2027 për zhvillimin e bizneseve ka si objektiv edhe integrimin rajonal të tyre.

Strategjia për biznesin është hedhur për konsultim publik prej afro 2 javësh, ndërsa për hartimin e saj kanë kontribuar edhe partnerët ndërkombëtarë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026