Garë e ngushtë për Shtëpinë e Bardhë, analisti Ibrahimi: Trump do të vazhdojë të jetë president

4 Nëntor 2020 | 10:14

Analisti politik nga Prishtina, Ilir Ibrahimi tha për Euronews Albania se Trump që vëtëshpallet president nuk është diçka e papritur.

Në qëndrimin e tij, Trump do të vazhdojë të jetë president i Shteteve të Bashkuara.

Ndërkaq stërzgjatja e procesit është diçka e pritshme siç tha dhe Ilir Ibrahimi, njësoj siç është dhe përfshirja e Gjykatës Supreme në përfundim të procesit zgjedhor.

Qeverisja e Trump për analistin politik është e duhura gjatë këtyre viteve.

“Nëse shohim nga aspekti ekonomik Amerika ka shënuar disa nga sukseset më të larta, ka pasur një rritje norme ekonomike, ka pasur një papunësi shumë të ulët, pothuajse nuk ka pasur papunësi,” – u shpreh Ibrahimi teksa theksoi se i gjithë suksesi ka ndodhur gjatë mandatit të tij edhe pse se sa mund t’i atribuohet i gjithë suksesi presidentit Trump ngelet çështje  për t’u debatuar.

Sipas sondazheve 34% e amerikanëve e kanë bazuar votën e tyre te ekonomia, gjë që nënkupton se përqendrimi i fushatës së Biden te pandemia është e gabuar.

“Kemi pasur një rënie ekonomike për shkak të pandemisë mirëpo tani kemi një rritje dhe kur ekonomia është duke u ngritur nga cilado pikë qoftë ajo edhe në pikën më të ulët, kur është në një trend të rritjes, atëherë votuesit nuk e ndryshojnë atë që është duke e menaxhuar këtë ekonomi, nga përvojat e kaluara dhe kjo duket se po ndodh dhe në këto zgjedhje, gjë që do t’i japë fitoren z. Trump”,- tha Ibrahimi.

Së fundmi ai sqaroi se mbështetja e hapur që një Kurti i ka dhënë Biden, në qëndrimin e tij është e gabuar.

“Nuk është punë e një lideri politik në Kosovë apo edhe në Shqipëri që të mbajë anë në një garë zgjedhore dhe të bëjë thirrje për ta votuar një kandidat sepse unë për shembull do ta merrja edhe si një lloj ofendimi. Unë votoj si dua vetë sepse i di interesat e mia në atë shtet,” – përfundoi Ilir Ibrahimi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026