Garuesi ukrainas skualifikohet nga Lojërat Olimpike Dimërore, mbante helmetë me imazhe të atletëve të vrarë

12 Shkurt 2026 | 10:19

Piloti ukrainas i skeletonit, Vladyslav Heraskevych, është ndaluar të garojë në Lojërat Olimpike Dimërore pasi refuzoi të heqë helmetën që përmban imazhe të atletëve të vrarë gjatë pushtimit rus të Ukrainës.

26-vjeçari kishte mbajtur helmetën gjatë të gjitha stërvitjeve para nisjes së garës të enjten. Të martën, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) e njoftoi se ajo “nuk është në përputhje” me Kartën Olimpike dhe se nuk do të lejohej ta përdorte gjatë garës.

Megjithatë, të mërkurën Heraskevych u paraqit sërish me helmetën në stërvitjen zyrtare, duke deklaruar për BBC Sport se beson se “ka të gjitha të drejtat” për ta mbajtur atë.

Presidentja e IOC-së, Kirsty Coventry, e vizitoi sportistin në pistën rrëshqitëse të Cortinës përpara garës së parë kualifikuese. Sipas IOC-së, Heraskevych “nuk mori në konsideratë asnjë formë kompromisi”.

Në një deklaratë, IOC theksoi se ishte e interesuar që sportisti të garonte dhe se kishte zhvilluar bisedime me të për të gjetur një mënyrë “më të respektueshme” për të përmbushur dëshirën e tij për të kujtuar atletët e rënë. Organizata kishte propozuar që ai të mbante një shirit të zi në krah gjatë garës dhe të shfaqte helmetën në zonat e përziera, konferencat për shtyp apo në rrjetet sociale, duke theksuar se “fusha e lojës është e shenjtë”.

IOC iu referua edhe Rregullit 50.2 të Kartës Olimpike, i cili ndalon “çdo lloj demonstrimi ose propagande politike, fetare ose racore” në ambientet olimpike.

Nga ana tjetër, Heraskevych argumenton se homazhi i tij nuk ndryshon nga gjestet e sportistëve të tjerë, duke përmendur rastin e patinatorit artistik Maxim Naumov, i cili mbajti një foto të prindërve të tij – viktima të një aksidenti ajror në Uashington DC – ndërsa priste shpalljen e rezultatit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tentoi t’i arratisej policisë, shoferi përplaset me makinën që priste në semafor. 2 të vdekur dhe 1 i plagosur në Barcelonë

Një aksident i rëndë u regjistrua këtë të diele në Barcelonë, kur dy persona humbën jetën dhe një tjetër u plagos. Shoferi i njërit mjet...
18:54 | 28/06/2026

Trump kontrollon projektet e rinovimit në Uashington

Presidenti amerikan, Donald Trump kontrolloi disa nga projektet e tij të rinovimit në Uashington DC të dielën në mëngjes, duke filluar me një shëtitje në...
18:20 | 28/06/2026

Serbët do të vazhdojnë protestat edhe pasi presidenti Vuçiç njoftoi se do të japë dorëheqjen

Mijëra protestues pritej të mblidheshin në qytetin serb të Kralevës të dielën, një ditë pasi Presidenti Aleksandar Vuçiç tha se do të jepte dorëheqjen, duke hapur...
18:09 | 28/06/2026