“Gati për dialogun”, ministrja serbe e Integrimit: Beogradi ka treguar angazhim, nuk pranojmë negociata fiktive
Beogradi është i gatshëm të rifillojë dialogun me Prishtinën tani që pala shqiptare hoqi sanksionet tregtare ndaj Serbisë. Deklarata është bërë nga ministrja serbe e Integrimit, Jadranka Joksimoviç, e cila në një intervistë për Euronews ka nënvizuar se Serbia në këtë proces mbron interesat e saj legjitime.
“Pas heqjes së tarifës çfarë duhet të bëjmë ne, t’i duartrokasim? Marrja e kësaj mase ishte shkelje e marrëveshjes së CEFTA-s dhe asaj të MSA-së që Prishtina ka me BE-në. Heqja e saj ishte një parakusht për vazhdimin e dialogut. Ne nuk kemi qenë kurrë kundër tij. Përkundrazi, mendoj se Beogradi ka treguar angazhim”, është shprehur Jadranka Joksimoviç, ministrja e Integrimit e Serbisë.
Znj. Joksimoviç ka theksuar se në asnjë rrethanë Beogradi, që e konsideron Kosovën çështje të identitetit kombëtar, do të pranojë negociata me rezultat të paracaktuar.
“Unë mendoj se është e rëndësishme të kuptohet, dhe për këtë ne hymë në procesin e dialogut, se të dyja palët kanë interesat e tyre legjitime. Pra, negociatat nuk janë të tipit “ne e dimë cili do të jetë rezultati dhe na duhen disa negociata fiktive”. Jo!”, ka thënë ajo.
E pyetur lidhur me pretendimet e palës kosovare, që Beogradi si këmbim duhet të ndalojë fushatën për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës, znj. Joksimoviç ka deklaruar se Serbia nuk ka ndërmarrë një fushatë të tillë, por ka kryer vetëm një mision faktmbledhës.
“Ne pamë në një moment listën e vendeve të shpallur nga Prishtina, ku ishin cituar ato që njohin Kosovën si shtet. Ne bëmë fushatën tonë, por ajo ishte kryesisht një mision faktmbledhës, pasi konstatuam se disa shtete thanë se nuk e kemi njohur kurrë Kosovën”, ka thënë ministrja e Integrimit e Serbisë
Sa i takon perspektivës së dialogut, ministrja serbe është shprehur optimiste për një ecuri pozitive të tij, por ka nënvizuar se fillimisht duhen përmbushur marrëveshjet e arritura.
“Do të shohim se çfarë do të ndodhë. Kam dëgjuar shumë mesazhe optimiste nga BE-ja dhe pres që sërish të kemi një shkëmbim konstruktiv pikëpamjesh mbi atë që kemi arritur dhe çfarë jo dhe pastaj të shohim për vazhdimin e procesit, së pari për përmbushjen e gjithë atyre marrëveshjeve që nuk janë përmbushur deri tani”, është shprehur znj. Joksimoviç.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta