Gati për Kupën e Botës, plotësohen 8 grupet me nga 4 ekipe

15 Qershor 2022 | 13:14

Festimet shpërthyen në rrugët e Kosta Rikës pasi u bë shteti i fundi që i bashkohet Kampionatit Botëror 2022, i cili zhvillohet në Katar.

Një ndër eventet më të bukura sportive nis me fazën e grupeve; 32 skuadra që janë ndarë në 8 grupe e në secilin grup ka 4 ekipe.

Ekipet evropiane e veçanërisht grupi E ku ndodhet Spanja e Gjermania mbeten favorite të kampionatit, një garë ku do të mungojë Italia, e cila nuk arriti të kualifikohej.

Zvicra ku luajnë edhe dy futbollistë shqiptarë ndodhet në të njëjtin grup me Serbinë.

Kampionati nis në 21 nëntor dhe përfundon në 18 dhjetor të 2022.

Me motin e nxehtë, të 8 stadiumet, kanë ambiente të pajisura me teknologjinë e ftohjes për të mbajtur temperaturën në 27C. Mjafton një orë për të lëvizur nga njëri stadium tek tjetri, 7 prej tyre janë ndërtuar posaçërisht për kampionatin botëror.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026