Berlini bën gati qendrat që do të shërbejnë për vaksinimin e qytetarëve

9 Dhjetor 2020 | 08:28

Në vetëm pak javë, një arenë në Berlin do të transformohet në një nga gjashtë qendrat e vaksinimit në kryeqytetin gjerman.

Ccdo ditë, më shumë se 3400 njerëz do të jenë të pranishëm që të fitojnë imunitet kundër COVID-19.

Qendra është ende në ndërtim e sipër. Vaksinimi do të administrohet në një nga 80 kabinat e gatshme për vaksinimin. Pastaj duhet të presësh 30 minuta dhe pas 21 ditësh është edhe injektimi i dytë.

Senatorja Shëndetësore e Berlinit, Dilek Kalayci thotë se qendra fillimisht do të jetë në veprim për katër muaj e gjysmë, për fazën e parë të vaksinimeve.

“Faza e parë duhet të zhvillohet në qendrat e vaksinimit, sepse kjo vaksinë, të cilën ne presim të përdoret, është komplekse dhe kërkon kushte të veçanta ruajtjeje. Kjo do të thotë që vaksinimet në sistemin e zakonshëm shëndetësor nuk janë të mundura,” – u shpreh Kalayci.

Vaksina Pfizer Biontech duhet të ruhet të temperaturën -70 gradë. 

Ajo duhet të ruhet në vende sekrete përpara se të transportohet.

Projekti që kushton 200 milionë euro ka nevojë edhe për rreth 3000 persona staf që do të shpërndahen në 6 qendrat në Berlin.

Ndëkaq lideri i projektit dizenjoi planin për qendrat thjesht duke përdorur Lego.

“Lego ishte një mekanizëm për ta bërë idenë realitet. Unë ndërtova kabinat e vaksinimit me Lego në katër panele Lego, pastaj ndërtova një zonë konsultimi në pjesën e përparme, hyrjen dhe daljen, një pikë të ndihmës së shpejtë dhe një bazë logjistike për ruajtje dhe kjo ide themelore tani mund të shihet këtu (në arenë),” – u shpreh Albrecht Broemme, projektuesi i qendrës.

Njerëzit e parë që pritet të vaksinohen janë e mjekët infermierët dhe njerëzit e grupeve të rrezikut të cilët do të kontaktohen individualisht.

“Letrat janë gati, pajisjet janë gati. Ne mund t’i dërgojmë ftesat me një buton. Kemi një sistem takimesh gjithashtu. Kjo do të thotë përmes një qendre thirrjesh, një linje telefonike, por takimet mund të bëhen edhe në internet, natyrisht, nëse mbështeten edhe në gatishmërinë e qytetarëve për t’u vaksinuar,” – sqaroi Dilek Kalayci.

Një detyrë e vështirë gjendet përpara por gjithçka që nevojitet tani, është drita jeshile e qeverisë për të mbushur raftet bosh dhe për të filluar vaksinimin kundër COVID-19.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026