Gati të nisë punën linja e transportit Sarandë-Korfuz

26 Qershor 2021 | 16:19

Lëvizja e udhëtarëve me tragetin e linjës Korfuz-Sarandë dhe anasjelltas ka riflluar të jetë funksionale.

Kjo bëhet publike nga pronarë të kompanive të transportit detar  nisur nga një njoftim i hedhur në fletoren zyrtare greke të mbërritur mbrëmjen e së premtes.

Sipas pronarit të tragetit Sarandë-Korfuz, Andrea Qirjako shumë shpejt do të informohen udhëtarët për oraret e lëvizjes dhe protokollet në linjën Sarandë-Korfuz.

Korrespondenti i Euronews Albania, Viktor Avdiaj theksoi se transporti në këtë linjë pritet të nisë punë me 1 ose 2 korrik.

“Transporti i kësaj linje detare mund të filloj më 1 ose 2 korrik”, theksoi ai.

Rregullat e udhëtimit thotë gazetari parashikohen të jenë më të rrepta. Por pavarësisht kësaj, masat e reja do të publikohen për vizitorët sapo të nisë punë linja e tragetit Sarandë Korfuz dhe anasjelltas.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026