“Gati të përfshihemi në luftë”, Lukashenko: Konflikti nisi për faj të Perëndimit

Aleksander Lukashenko
16 Shkurt 2023 | 19:17

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko ka deklaruar se vendi i tij do t’i bashkohet luftës së Rusisë në Ukrainë në rast se sulmohet.

Në një takim të rrallë me shtypin e huaj, Lukashenko ka paralajmëruar se është gati ta vendosë territorin e vendit të tij në dispozicion të trupave ruse.

“Po, jam gati ta bëj këtë sërish. Jam gjithashtu gati të përfshihem në luftë përkrah rusëve, nga territori i Bjellorusisë. Por kjo, vetëm nëse dikush hyn në territorin tonë nga Ukraina për të vrarë popullin tim”, ka thënë Lukashenko.

Bashkëpunimi ushtarak mes Rusisë dhe Bjellorusisë ka ardhur në rritje, me stërvitje të përbashkëta dhe krijimin e një grupi të përbashkët ushtarak, por deri më sot lideri bjellorus është përmbajtur nga dërgimi i trupave të tij në Ukrainë.

Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian nuk e njohin Lukashenkon si presidentin legjitim të vendit. Në vitin 2020, qytetarët bjellorusë mbushën rrugët duke e akuzuar atë për vjedhje të votave në zgjedhjet presidenciale, por protestat u shtypën në mënyrë brutale.

Lukashenko e përdori takimin e së enjtes me mediat për të fajësuar Perëndimin për luftën në Ukrainë. Ai akuzoi qeveritë perëndimore se po e ushqejnë konfliktin dhe se po nxisin retorikën bërthamore putiniane.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump: Irani po bën lëshime të mëdha

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar të mërkurën se Irani po ofron lëshime të rëndësishme në kuadër të negociatave që po zhvillohen...
20:07 | 24/06/2026

Policia Metropolitane e Londrës do zgjerojë dronët dhe teknologjinë e njohjes së fytyrës gjatë hetimeve

Komisioneri i Policisë Metropolitane të Londrës, Mark Rowley, ka njoftuar planet për rritjen e përdorimit të dronëve dhe teknologjisë së njohjes së fytyrës në të...
19:34 | 24/06/2026

Kina kryeson listën botërore të superkompjuterëve me “LineShine” në vend të parë

Një superkompjuter në Kinë ka arritur të zërë vendin e parë në botë, duke u renditur si sistemi më i fuqishëm kompjuterik global, sipas listës...
19:27 | 24/06/2026